Mbappe për Dembele-n: Ka ndryshuar, është më i qetë para portës

Mbappe për Dembele-n: Ka ndryshuar, është më i qetë para portës

Ousmane Dembélé është në formë dhe performancat e javëve të fundit e dëshmojnë këtë.

Anësori sulmues francez shënoi një tripletë të shkëlqyer në fitoren 4-1 të PSG-së ndaj Stutgartit dhe e bëri sërish të shtunën në fitoren 5-2 në Brest.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Borussia Dortmundit po kalon një moment të shkëlqyer të formës, ndoshta më të mirën e karrierës së tij.

Kylian Mbappé gjithashtu e miraton këtë, duke thënë për L’Équipe: “Nuk jam i befasuar. Unë jam admiruesi i tij i parë. I kam njohur cilësitë e tij që kur ishim 14 vjeç, por gjithashtu mendoj se ai ka pasur një ndryshim mental që e ka bërë atë më të relaksuar para portës. Ai është një lojtar i madh, hapësira e tij për përmirësim varet edhe nga ajo që pret trajneri i tij në atë pozicion ku e gjen veten tani, nuk duhet t’i vendosë kufij vetes, duhet të vazhdojë kështu”.

Share This