Ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2025 për gjyqtarët dhe asistentët

Ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2025 për gjyqtarët dhe asistentët

Federata e Futbollit e Kosovës të hënën ka bërë ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2025.

Ndarjen e stemave e bënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.

Me këtë rast, presidenti Agim Ademi vlerësoi punën e palodhshme të gjyqtarëve, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së tyre në zhvillimin dhe suksesin e futbollit në Kosovë, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje gjyqtarëve që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim të lartë dhe vëmendje të shtuar për të arritur nivelin më të lartë të profesionalizmit.

Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s për vitin 2025:

Gjyqtarë kryesorë:

Visar Kastrati

Genc Nuza

Mervan Bejtullahu

Rita Vehapi

Asistentët:

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Besnik Morina

Lumturije Muhadri

Edmond Zeqiri

Fatlum Sekiraqa

Granit Hyseni

Arbnor Bullatovci

Fitore Govori

Video Match Official (VAR):

Genc Nuza

Visar Kastrati

Gjyqtarë të Futbollit të Futsallit:

Florentina Kallaba

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Share This