Kurti premton 1 miliard euro për siguri dhe investime të reja në Ferizaj

Kurti premton 1 miliard euro për siguri dhe investime të reja në Ferizaj

Albin Kurti, gjatë tubimit elektoral në Ferizaj, premtoi investime të rëndësishme për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë 1 miliard euro për mbrojtjen dhe sigurinë.

Ai gjithashtu u zotua për ndërtimin e linjës hekurudhore që do të lidhë Prizrenin me Ferizajn dhe Ferizajn me Gjilanin, si dhe ndërtimin e ngrohtores për qytetin.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin elektoral në qytetin e Ferizajt premtoi se mandatin e ardhshëm do të investojë 1 miliard euro në mbrojtje dhe siguri.

“1 miliard për prodhimtarinë dhe 1 miliardë për ushtrinë. E kemi gjetur raporti eksport/import 1:9 e kemi bërë 1:6 por duhet ta bëjmë edhe me më mirë, edhe më shumë të eksportojmë. Ndërkaq kemi investuar 600 milionë në siguri duke blerë sisteme armatimi anti-tank Javelin, drone Bajraktar dhe helikopterë Black Hawk, kemi filluar fabrikën e municionit dhe do të investojmë 1 miliardë në sigurinë tonë”, tha Kurti.

Kurti premtoi gjithashtu ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lidhë Prizrenin me Ferizajn dhe Ferizajn me Gjilanin. Ai u angazhua për ndërtimin e ngrohtores së qytetit për Ferizajn.

“Ferizajin do ta bëjmë me ngrohtore të re të qytetit sepse është ngrohtë në tubimet tona por duhet ta kemi ngrohtë edhe nëpër banesat tuaja edhe nëpër shtëpitë e juaja. Do të vazhdojnë investimet në eficiencë të energjisë, për familjet që kanë nevojë për përkrahje për të izoluar shtëpitë e tyre e për të siguruar kushte më të mira për nxënësit, pacientët, sportistët, e zyrtarët në ndërtesa publike si shkolla, spitale e salla sporti”, theksoi ai.

Ndërsa kandidati Hekuran Murati tha se Vetëvendosje duhet të mbështetet, pasi ka mbështetur punësimin dhe zhvillimin.

Kreu i Vetëvendosjes premtoi investime në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, punësime për gratë, si dhe pagë minimale prej 500 euro. /rtk/

Share This