Dëmtohet Ismajli, Empoli humb “busullën” dhe përmbyset nga Juventusi në Torino

Dëmtohet Ismajli, Empoli humb “busullën” dhe përmbyset nga Juventusi në Torino

Transferta piemonteze ishte pozitive për Ismajlin, por jo për Empolin. Ekipi mik kaloi në avantazh falë De Shiljos në minutën e 4’ dhe arriti që ta ruante deri në momentin e dëmtimit të Ismajlit. Shqiptari pati një shtqetësim dhe doli nga fusha në të 59’.

Menjëherë më pas nisi “shfaqja” e Kolo Muanit, i cili shënoi dy gola të shpejtë (61’,64’). Pa kapitenin në fushë ekipi mik humbi edhe orientimin ndërsa në të 84’ mbeti me një lojtar më pak pasi Maleh mori të verdhin e dytë. Për të dënuar Empolin me një humbje edhe më të thellë menduan Vlahoviç dhe Konseisao, të cilët shënuan respektivisht në të 90’ dhe 92’.

Share This