Ancelotti: E kemi në dorë titullin e La Ligës
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha se skuadra e tij ende e ka në dorë garën për titullin në LaLiga, pavarësisht humbjes befasuese 1-0 ndaj Espanyol të shtunën.
Real Madridi kryeson kampionatin spanjoll me 49 pikë, një më shumë se Atletico Madridi, që mposhti Mallorcën 2-0, me dy rivalët e qytetit që do të përballen fundjavën e ardhshme.
“Kishim raste dhe mund të kishim shënuar, por pavarësisht humbjes, ne jemi ende në garë. Duhet të fokusohemi te ndeshja e ardhshme,” tha Ancelotti në një konferencë për shtyp.
“Mund të bënim më mirë, rezultati ishte i merituar,” shtoi ai.
Trajneri italian kritikoi gjithashtu vendimin për të mos i dhënë karton të kuq Carlos Romeros, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, për një faull ndaj Kylian Mbappé, i cili ishte në një aksion të shpejtë sulmues.
“Ishte një faull i qartë, një ndërhyrje shumë e shëmtuar, por fatmirësisht nuk ndodhi asgjë,” shtoi Ancelotti.
Mbrojtësi Antonio Rüdiger u largua nga fusha me një problem muskulor dhe Ancelotti tha se është ende herët për të përcaktuar sa kohë mund të mungojë gjermani.
“Ai pësoi një dëmtim dhe duhet ta vlerësojmë. Është ende herët për të folur për këtë. Nuk mund t’ju them ende asgjë,” përfundoi ai.