Presidenti Ademi takoi krerët e LRF-ve dhe të shoqatave, ja çfarë biseduan  

Presidenti Ademi takoi krerët e LRF-ve dhe të shoqatave, ja çfarë biseduan  

Presidenti Agim Ademi, ka takuar sot në takime të veçanta kryetarët e shtatë Lidhjeve Rajonale të Futbollit, si dhe drejtuesit e shoqatave të trajnerëve, të gjyqtarëve, të futbollit të femrave dhe të futsallit.

“Në këto takime, presidenti Ademi përgëzoi drejtuesit e LRF-ve për finalizimin e procesit zgjedhor në mënyrë të rregullt dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar. Ai u bëri thirrje atyre për angazhim maksimal në procesin e reformave të mëtutjeshme, në digjitalizimin e administratës dhe në përmirësimin e infrastrukturës sportive në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Rekordi.net.

Gjatë këtyre takimeve sipas këtij njoftimi, u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me organizimin dhe funksionimin sa më të mirë të futbollit në të gjitha nivelet.

“Presidenti Ademi ritheksoi mbështetjen e FFK-së për të gjitha shoqatat dhe Lidhjet Rajonale, teksa vuri në pah rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e cilësisë së garave dhe progresit të mëtejmë të futbollit në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madhe në futbollin e Kosovës. /Rekordi.net/

Share This