Bedri Hamza: Faleminderit Mitrovicë
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për tubimin madhështor në këtë qytet.
“Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës”.
“Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.