
Tubimi në Istog, Limaj godet Kurtin: Vuan nga kompleksi i së kaluarës, me Kosovën fituese vendi kthehet drejt zhvillimit
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë në tubim elektoral në Istog.
Ai ka thënë se Istogu e Dukagjini janë vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA.
E Limaj për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se vuan nga kompleksi i së kaluarës.
“Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA! Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për rreshtim dhe bashkim, për burra dhe gra me mendim racional, me qëllimin e vetëm: zhvillimin dhe avancimin e vendit”.
“Kosova për katër vjet ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut nga ata që vuajnë nga kompleksi i të kaluarës, ata që asnjëherë nuk kanë ditur e as nuk kanë guxuar të ngrihen për të mirën e vendit. Me koalicionin për Kosovën fituese, vendi kthehet drejt zhvillimit ekonomik, drejt anëtarësimit në NATO dhe pavarsisë energjetike”, ka shkruar Limaj.