Hamza në Qendrën e Inovacionit, premton grante dhe përkrahje për të rinjtë

Hamza në Qendrën e Inovacionit, premton grante dhe përkrahje për të rinjtë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në kuadër të fushatës elektorale e ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës. Aty Hamza premtoi grante mbështetëse dhe përkrahje të të rinjve që kualifikohen në këtë fushë.

“Në programin tonë përveç lehtësirave në pjesën e politikave fiskale në uljen e tatimeve, e kemi lehtësimin në qasjen e financave për fondin për garantimin e kredive. Do të rritet kapitali, do të rriten dritaret, do të rritet fushëveprimtaria e këtij fondi sepse vajzat dhe djemt e ri munden me pas ide të mira, ide inovative e kualifikime të duhura mirëpo u mungon historiku me banka dhe bankat nuk e financojnë për shkak se ju thonë që nuk kanë historik”, tha Hamza, raporton rtk.

Gjatë qëndrimit në Qendrën e Inovacionit, Hamza premtoi edhe digjitalizimin e administratës, përfshirë, arsimin, shëndetësinë e fushat e tjera, ndërsa të rinjve u bëri thirrje të jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Ai tha se tregu i IT-së është një fushë me perspektivë që ndihmon në zhvillimin e Kosovës.

Share This