Limaj për qeverisjen e Kurtit: Modeli i tyre është zhurma
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Limaj tha se modeli i kësaj qeverie janë njerëzit zhurmaxhi derisa theksoi se ai deri tash ka ofruar vepra për Kosovën.
Sipas tij, deri më tani ai ka dëshmi dhe modele të suksesit në punë.
“Modeli im është aeroporti, model i imi është autostrada, model i imi është infrastruktura publike që Kosovën nga lloqi ta kam kthyer në infrastrukturë. Dhe modeli i tyre është zhurma, e zhurmaxhinjve. Këto janë modelet që qytetarët e Kosovës duhet me i pa”, tha Limaj në Klan Kosova.