Abdixhiku thotë se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në ShBA: Do të kërkojë që Bondsteel-i të bëhet i përhershëm

Abdixhiku thotë se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në ShBA: Do të kërkojë që Bondsteel-i të bëhet i përhershëm

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij zyrtar.

Ai u zotua se vizita e tij e parë jashtë Kosovës do të jetë pikërisht në këtë shtet.

Gjatë kësaj vizite, Abdixhiku shpalosi planin për t’ia komunikuar kërkesën e parë që kampi Bondsteel të jetë i përhershëm në Kosovë.

“Siç do të thoshte Presidenti Rugova, më lejoni që nga Vushtrria t’i shpreh urimet më të mirat të LDK-së dhe të popullit të Kosovës për Presidentin amerikan, për marrjen e detyrës pas inaugurimit. Urojmë gjithë të mirat për popullin e madh amerikan, mikun tonë më të madh. Zotohem nga këtu se në Qverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.” – tha Abdixhiku gjatë tubimit në Vushtrri.

Share This