Lille kërkon 25 milionë euro për Zhegrovën
Edon Zhegrova së shpejti mund të largohet nga Franca për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
Zhegrova i cili këtë sezon ka qenë autor i katër golave në 12 ndeshje në kampionat, po tërheq interesim të fortë nga Napoli.
Sipas gazetarit Sacha Tolivieri, Zhegrova nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtij interesimi dhe ka shprehur vullnetin e tij që t’i bashkohet gjigantit italian.
Te Lille në anën tjetër janë të vetëdijshëm se 25-vjeçari nuk do ta rinovojë kontratën e cila skadon në vitin 2026 dhe për këtë arsye i ka vënë një çmim prej 25 milionë eurosh.
Sidoqoftë, kjo shumë po konsiderohet tejet e lartë nga Napoli, të cilët tashmë kanë filluar të eksplorojnë opsione të tjera me kosto më të ulët.
Kujtojmë se Zhegrova është pjesë e Lilles që nga janari i 2022-s, kur iu bashkua atyre nga Baseli për shtatë milionë euro.