Daut Haradinaj: Mobilizimi dhe angazhimi janë garanci për fitoren

Daut Haradinaj: Mobilizimi dhe angazhimi janë garanci për fitoren

Në një takim me shtabin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, Daut Haradinaj theksoi fuqinë e mobilizimit të aktivistëve dhe miqve të partisë në kryeqytet, duke e cilësuar këtë si garanci për një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sot, në takim me shtabin zgjedhor në Prishtinë dhe miq e aktivistë të Aleancës, u dëshmua fuqia dhe mobilizimi që mbizotëron për Kosovën Fituese. Ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë. Bashkë, më 9 shkurt, do të tregojmë se Kosova fiton!”, tha Daut Haradinaj.

Ai i falënderoi të pranishmit për angazhimin dhe theksoi se ky proces zgjedhor është një mundësi për të ndryshuar situatën në vend.

“I falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe i sigurova se do bashkërrugëtojmë në këtë proces që po merr formën e referendumit. Në një shtet normal dhe demokratik, është e vetmja rrugë me e ndryshu gjendjen nëpërmjet votimit,” tha Haradinaj.

Ai theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe bashkërendimit të forcave të AAK-së për të siguruar fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme.

Share This