Hamza në OVL të UÇK-së: Do ta rrisim për 50 për qind përkrahjen për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët

Hamza në OVL të UÇK-së: Do ta rrisim për 50 për qind përkrahjen për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Fillimisht, Hamza ka uruar Hysni Gucatin në rizgjedhjen në krye të OVL-UÇK-së si dhe ka premtuar ta rris përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së për 50 për qind.

“Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme. Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Share This