
Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4 (VIDEO)
Gjesti vazhdon të mbetet një nga banorët më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar në këtë edicion të “Big Brother VIP 4”.
Popullariteti i tij ka ardhur si rezultat i personalitetit të fortë dhe mënyrës së tij të sinqertë të komunikimit, por ky vëmendje ka ardhur edhe me sfidat e veta.
Pas eliminimit të tij të parë dhe kthimit të menjëhershëm në shtëpi, Gjesti është përballur me tensione dhe debate që kanë ndikuar ndjeshëm në lojën e tij.