Rama, pas zjarrit në Emshir: Jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima

Rama, pas zjarrit në Emshir: Jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Emshir, ku sonte u përfshi nga zjarri një ndërtesë.

Ai ka thënë se ndihet i lehtësuar që nuk pati viktima dhe ka shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve mjekësore, të cilët, me reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë, shpëtuan jetët e qytetarëve

“Bashkëndjej me banorët e lagjes “Emshir” pas zjarrit që përfshiu disa prej banesave. Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima dhe shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe ekipet mjekësore të cilët me reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve. Së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, dolëm në vendin e ngjarjes për të parë nga afër dhe për të vlerësuar nevojat e banorëve dhe përpjekjet e ekipeve të angazhuara në terren. Profesionalizmi dhe humanizmi i tyre mbeten një shembull për të gjithë ne”.

Rama tha se një falënderim i veçantë u shkon edhe ekipeve të zjarrfikësve nga Lipjani, Fushë Kosova dhe Drenasi, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm duke iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, raporton rtk.

Ai ka pohuar se do të vazhdojnë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe të sigurohet që ndihma dhe mbështetja e nevojshme të jenë të garantuara për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi.

Share This