I pafat Broja, lëndimi i radhës e lë jashtë fushës për 3 muaj

I pafat Broja, lëndimi i radhës e lë jashtë fushës për 3 muaj

Lajme të këqija për sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Lëndimi i radhës e detyron lojtarin që të qëndrojë 3 muaj larg fushës së blertë. Ka qenë trajneri i Evertonit, David Moyes ai që ka sqaruar situatën e Brojës.

“Mendojmë se ai do të jetë jashtë për rreth 10-12 javë. Janë dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që të duhet të kthehet te Chelsea”, ka thënë tekniku.

Një goditje e rëndë për sulmuesin shqiptar, që sapo ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi. Broja pritet të qëndrojë larg fushës së blertë për 3 muaj.

Sulmuesi është i huazuar nga Chelsea, por nuk ka arritur që të shfaqë potencialin e tij tek Evertoni, madje tashmë situata është komplikuar shumë.

Share This