Henry mbron Mbappen: Është ndër më të mirët
Thierry Henry ka dalë në krah të Kylian Mbappe, i cili është kritikuar gjerësisht që kur u transferua te Real Madrid me kosto zero në verën e vitit 2024.
Francezi pritej të dominonte në Spanjë dhe nuk ka bërë shumë keq, me 14 gola në të gjitha kompeticionet.
Henry, i cili shënoi 360 gola në karrierën e tij në klub si dhe 51 për Francën, përmendi se Mbappe po gjykohej thjesht në bazë të asaj që ka arritur në të kaluarën.
“Po të ishte dikush tjetër, do të thoshim se shënon gola, tani po gjykojmë në bazë të asaj që ka bërë më parë. Është krejtësisht normale, kur nuk jeni mësuar me të, të gjendesh në një situatë të caktuar ku njerëzit mund të shohin dobësitë tuaja. Ndërsa më parë nuk i kemi parë kurrë. Ne e dimë shumë mirë se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Dhe e përsëris, por le të jemi të lumtur që ai është francez. Tani, ne duhet të dimë nëse po më bëjnë pyetje për lojtarin apo njeriun”, ka deklaruar Henry.