Hamza luan shah me një pensionist: 70 për qind do të rriten pensionet bazike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensionist.
Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.
Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rris për 70 për qind dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.
“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70 për qind dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës. Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.