Lëndohet dhe lë në mes ndeshjen e Granadës, Uzuni “tremb” Sylvinhon në prag të Çekisë
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u detyrua që të ndërpresë ndeshjen.
Uzuni u dëmtua në minutën e 37’, megjithatë sulmuesi “kuqezi” nuk mundi të vazhdojë më ndeshjen dhe në minutën e 39’ la fushën e lojës.
Ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i shqiptarit, por një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për trajnerin Sylvinho, duke ditur që me 12 tetor Kombëtarja do të përballet me Republikën Çeke në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.