Një 43-vjeçare gjendet e vdekur në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një 43-vjeçare gjendet e vdekur në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

NJë grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Rasti është raportuar sot rreth orës 11:30.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për RTKlive se pas pranimit të informacionit, ekipet policore dhe mjekët emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, përkundër që ka elemente që sugjerojnë vetëvrasje, policia ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetime intensive dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit,” ka deklaruar Borovci.

Share This