Edita Tahiri: Hapja e fushatës nga opozita me gjasë hidhëroi pushtetin
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës, ka komentuar fillimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ajo ka thënë se hapja e fushatës nga opozita me gjasë hidhëroi pushtetin.
“Tash Kurti po i buzëqesh veç komandantit te KFOR-it”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.