Hummels: Rinovimi me Romën? Do të flasim më vonë
Pas disa muajve të vështirë, mbrojtësi gjerman Mats Hummels tashmë është bërë titullar i rregullt te Roma falë trajnerit Claudio Ranieri.
Mbrojtësi gjerman preferoi të mos flasë shumë për të ardhmen në një intervistë për “Sky Sport”.
“Më duhet të përqendrohem te e tashmja, pastaj do të shohim,” tha ish-lojtari i Bayern Munich.
“Do të flasim për këtë në javët e ardhshme. Synimi im nuk është të ushtroj presion mbi askënd”, ka thënë Hummles.