S’ka fitues në derbin torinez
Derbi torinez mes Torinos dhe Juventusit, është mbyllur baras 1-1, të shtunën në kuadër të Serie A.
Ndonëse dueli mes rivalëve të qytetit torinez, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, megjithatë, kjo sfidë nuk prodhojë fitues.
‘Zonja e Vjetër’ më mirë e nisi lojën dhe vetëm pas tetë minutave përmes Yildiz kalojë në epërsi prej 0-1.
Mirëpo, Torino me anë të Vlasic (45+1’), barazoj shifrat në 1-1.
Edhe në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, të dy skuadrat patën rastet e tyre, megjithatë, gola më nuk kishte.
Në radhët e Torinos, titullar ishte mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda.
Pas këtij barazimi, Juve ka 33 pikë në pozitën e pestë, kurse, Torino renditet e 11-ta me 22 sosh.