Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë nis sot zyrtarisht.

Për gati një muaj, subjektet politike dhe kandidatët pritet të prezantojnë platformat e tyre për të bindur qytetarët për votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë kësaj periudhe, janë planifikuar aktivitete të shumta, përfshirë tubime publike e takime me qytetarët në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar gjithsej 28 subjekte politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Këto subjekte përbëhen nga 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Në total, janë certifikuar 1,280 kandidatë për deputetë nga këto subjekte politike.

Organizatat joqeveritare kanë bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe për respektimin e rregullave zgjedhore nga të gjitha palët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe për të shmangur incidentet.

Fushata do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025, kur do të nisë periudha e heshtjes zgjedhore, raporton rtk.

Share This