Murati kritikon opozitën për mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Ministri ka kritikuar opozitën për mos votimin e tyre.
“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë”, ka shkruar Murati.