Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk mund të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke “braktisur njohjen reciproke”.
Në një intervistë për KosovaPress, Kurti thotë se nuk pranon që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi.
“Ai dokument [draft-statuti i Asociacionit] ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike, neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme. Tash, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është, apo duhet të jetë Asociacioni, është njohja reciproke”, thotë Kurti.
“Nuk mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defaco. Unë nuk e mohoj që pararendësit dy herë e kanë nënshkruar Asociacionin, më 2013 dhe 2015, nuk e mohoj një gjë të tillë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk pranoj që të vendoset në qendër Asociacioni në raportet Kosovë-Serbi”, shton ai.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por nuk ka pasur zbatim.
Derisa thekson se Serbia e ka shkelur marrëveshjen, Kurti thotë se ka dështuar “referimi mbi shkeljet e marrëveshjes”.
“Besoj që nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj, gjyqtarët, referët – Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi. Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshjeje nëse nuk ka ndëshkim për shkeljet e saj, pra përderisa një marrëveshje nuk zbatohet, ajo nuk do të duhej të shkelet dhe kjo është toleruar nga ana e Brukselit për Serbinë”, thotë Kurti.
Sa i përket planit të sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes, Kurti thotë se nuk pritet që Beogradi zyrtar të tregojë konstruktivitet.
“Duhet ta presim tash përfaqësuesen e re të lartë, zëvendëspresidenten Kaja Kallas dhe iniciativën e saj për rrugën përpara. Besoj që topi është te ndërmjetësi në këtë kuptim, sepse nuk mund të presim që Beogradi përnjëherë do të bëhet aktor konstruktiv dhe do të thotë po e nënshkruaj marrëveshjen edhe le ta zbatojmë me një plan sekuencimi. Destruktiviteti i tyre ka ardhur duke u rritur, andaj ne presim nga ndërmjetësit që ta ndërpresin këtë destruktivitet të palës tjetër”, thotë ai.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordësi për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por nuk ka pasur zbatim.
Derisa thekson se Serbia e ka shkelur marrëveshjen, Kurti thotë se ka dështuar “referimi mbi shkeljet e marrëveshjes”.
“Besoj që nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj, gjyqtarët, referët – Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi. Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshjeje nëse nuk ka ndëshkim për shkeljet e saj, pra përderisa një marrëveshje nuk zbatohet, ajo nuk do të duhej të shkelet dhe kjo është toleruar nga ana e Brukselit për Serbinë”, thotë Kurti.
Sa i përket planit të sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes, Kurti thotë se nuk pritet që Beogradi zyrtar të tregojë konstruktivitet.
“Duhet ta presim tash përfaqësuesen e re të lartë, zëvendëspresidenten Kaja Kallas dhe iniciativën e saj për rrugën përpara. Besoj që topi është te ndërmjetësi në këtë kuptim, sepse nuk mund të presim që Beogradi përnjëherë do të bëhet aktor konstruktiv dhe do të thotë po e nënshkruaj marrëveshjen edhe le ta zbatojmë me një plan sekuencimi. Destruktiviteti i tyre ka ardhur duke u rritur, andaj ne presim nga ndërmjetësit që ta ndërpresin këtë destruktivitet të palës tjetër”, thotë ai. /Kosovapress/