Wanda Nara: Icardi më kërcënon me video intime, nuk më lë të takoj vajzat

Wanda Nara: Icardi më kërcënon me video intime, nuk më lë të takoj vajzat

Wanda Nara është rikthyer të flasë në TV për ndarjen e vështirë me Mauro Icardin.

Pasi ndau një postim të gjatë në Instagram mes akuzave ndaj ish-bashkëshortit dhe të vërtetës, modelja argjentinase, aktualisht e lidhur me reperin LGante, foli me telefon në programin LAM ku hodhi akuza të reja ndaj futbollistit të Galatasaray, duke folur edhe për kërcënimet e marra dhe pamundësinë për të parë vajzat e saj gjatë festave të fundvitit.

“6 milionë dollarët që vlen shtëpia më përkasin mua dhe vajzave të mia, sepse ai është ende i martuar me mua. Ai është i këshilluar keq dhe vazhdon të bëjë gjëra për të provokuar dhe shkatërruar”, ka thënë mes të tjerash Wanda Nara.

Share This