Kolo Muani largohet nga PSG-ja, e kërkon Arsenali
Arsenalit mund t’i jepet mundësia për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani.
Muani sipas medieve të huaja, gjatë afatit kalimtar të janarit mund të largohet nga Parisi pasi që lojtari nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Luis Enrique.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thuhet se tashmë është duke menduar për të gjetur zëvendësuesin e Bukayo Saka, i cili për shkak të lëndimit do të mungojë disa javë.
Muani siç raportohet, është opsion i mundshëm për t’u transferuar në ‘Emiratës’.
Drejtuesit e Arsenalit, mësohet se shumë shpejtë do të kontaktojnë PSG-n për të nisur negociatat për transferimin e mundshëm të Muanit tek ‘Topçinjtë’.