Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të ftohta dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurta me kthjellime (diell) kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonën e veriut dhe qendër reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër pritet të ketë reshje dëbore dhe shiu me intensitet të ulët. Mjegull e dendur/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar pritet në zonat luginore në orët e mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut e dëborës. Prezencë e ngricave parashikohet përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-22 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/9 | Diell re shi |
Kukës | -3/4 | Re borë/shi diell |
Lezhë | 4/8 | Diell re shi |
Dibër | -3/0 | Re borë/shi diell |
Durrës | 3/12 | Diell re shi |
Tiranë | 3/11 | Diell re shi |
Elbasan | -1/10 | Diell re shi |
Berat | 0/10 | Diell re |
Vlorë | 5/13 | Diell re |
Korçë | -5/3 | Diell re |
Gjirokastër | 0/7 | Diell re |
Sarandë | 3/10 | Diell re |