Dy gjigantët evropian në garë për Nico Williams
Bayern Munich dhe Barcelona janë në garë për nënshkrimin e sulmuesit të Athletic Club, Nico Williams.
Sipas raportimeve të Diario SPORT, Barcelona e ka vendosur Williams në qendër të planeve të tij për merkaton e ardhshme.
Ndërkohë, “Bild” ka njoftuar se Bayern Munich gjithashtu po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe është i informuar për të gjitha kushtet kontraktuale të lojtarit dhe çmimin e saktë të klauzolës, duke planifikuar të ndërmarrë hapa për të bindur Williams të kalojë te kampioni gjerman.
Në anën tjetër, Athletic Club vazhdon të insistojë për rinovimin e kontratës me lojtarin, ashtu siç ka bërë edhe më parë, dhe janë duke zhvilluar negociata për të siguruar që ai të mbetet në Bilbao.