Përurohet reparti i shërbimit të ri të Fertilizimit në QKUK

Përurohet reparti i shërbimit të ri të Fertilizimit në QKUK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, morën pjesë në përurimin e shërbimit të ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, në Klinikën e Gjinekologjisë, në QKUK..

Kurti tha se investimet në këtë shërbim të kësaj klinike, vetëm për një aparaturë, janë mbi 1 milion euro, por se ka edhe pajisje të tjera dhe janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Me këtë investim që kemi bërë në këtë repart do të jetë e mundur që dy herët e para çiftet të vinë falas për këtë shërbim modern këtu, kurse pas dy herëve të para ata do të paguajnë 670 euro, ndërkaq ne e dimë se në sektorin privat kjo kushton rreth 3000 euro”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë tha se tani çiftet që duan të bëhen prindër e kanë një adresë se ku do të marrin shërbime moderne dhe cilësore, pas këtij investimi të përbashkët të bërë këtu.

Kurti falënderoi stafin e repartit të kësaj Klinike, për punën e bërë këtu, që do të mundësojë çifteve të reja të vinë këtu dhe të marrin shërbime moderne. /rtk/

Share This