Shkon në katër numri i të vdekurve në Magdeburg, 200 të plagosur
Numri i viktimave nga sulmi me veturë në Magdeburg ka arritur në katër, sipas raporteve të gazetës Bild dhe transmetuesve publikë WDR dhe NDR, që citojnë burime nga policia.
Sulmi, i ndodhur natën e premte, la 41 persona të plagosur rëndë dhe 86 të tjerë me lëndime serioze, të cilët po marrin trajtim në spitale.
Sipas WDR dhe NDR, zyrtarët e sigurisë kanë konfirmuar se rreth 200 persona janë plagosur nga ky incident, një shifër më shumë se dyfishi i vlerësimeve të mëparshme, të cilat ishin rreth 60 të plagosur.
Autoritetet lokale kishin paralajmëruar më herët se numri i viktimave, që fillimisht ishte dy, do të rritej. /DW/