Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të atmosferike paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. po ashtu, parashikohet dhe prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët e të herëpashershëm që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet pritet të shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Në mesditë, reshjet pritet të jenë të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në zonat malore pritet të ketë mbi 100 metra reshje bore.

Era pritet të fryjë me drejtim kuadrati jug me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në momentin e zhvillimit të vranësirave, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 20m/sek, duke sjell valëzimin në det me forcën 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/15 Re shi
Kukës -1/6 Re shi/borë
Lezhë 4/13 Re shi
Dibër 1/12 Re shi/borë
Durrës 8/18 Re shi
Tiranë 7/18 Re shi
Elbasan 4/15 Re shi
Berat 3/16 Re shi
Vlorë 7/17 Re shi
Korçë -1/8 Re shi/borë
Gjirokastër 0/9 Re shi
Sarandë 8/19 Re shi
Share This