Ancelotti, 15 trofe me Realin: Janë shumë
“Jam shumë i lumtur, janë shumë”. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur pas suksesit të arritur nga skuadra e tij në Kupën Intercontinentale ndaj Pachuca-s, fitore që i ‘dhuroi’ trofeun e 15-të të karrierës si trajner i Los Blancos.
Më shumë se çdo trajner tjetër.
“Fillimi ishte deri diku i mirë, pastaj morëm kontrollin. Përfunduam mirë. Kishim më shumë cilësi, por kishim nevojë për qëndrimin e duhur. Në fund më pëlqeu skuadra”, shtoi ai.