Kosova mposht Bullgarinë në futsall

Kosova mposht Bullgarinë në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën ‘Main Round’, duke e mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 6:2.

Pas humbjes nga Gjeorgjia në Tbilisi javën e kaluar me rezultat 3:1, “Dardanët” kanë shkëlqyer në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Golat për Kosovën i kanë realizuar Ramadan Alaj, Ylli Mazreku, Shefki Kameri, Drilon Maxharraj, Malush Qerimi dhe Fitim Krasniqi.

Kjo ndeshje ishte pjesë e Grupit 10 të kualifikimeve. Sfidat e ardhshme të Kosovës do të zhvillohen në muajt janar, shkurt dhe prill të vitit të ardhshëm. Më 31 janar, Kosova pret Francën në Prishtinë, ndërsa më 4 shkurt do të udhëtojë për përballjen e kthimit ndaj tyre.

Në prill, “Dardanët” do të përballen me Gjeorgjinë më 11 prill në shtëpi dhe do ta mbyllin ciklin kualifikues më 16 prill në udhëtim ndaj Bullgarisë.

Share This