Rama i dhuron Ali Ahmetit `Çelësin e Qytetit`
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim( BDI), Ali Ahmeti.
Me këtë rast, rast kryetari Rama i ka dhuruar kryetarit të BDI-së “Çelësin e Qytetit”.
Rama personalitetin e Ali Ahmetit e konsideroi si një figurë emblematike për kauzë kombëtare në rrethana kohe kur kontribuoi edhe si bashkëthemelues i Ushtrive Çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe njëherësh edhe kontribuues në spektrin politik shqiptar në rajon.
Ndërsa, ky i fundit ka thënë se Prishtina është vendlindja e tij e dytë, ndërsa marrja e çmimit të “Çelësit të Qytetit” është një simbolikë e cila përafron veprimin e tij të përbashkët për interesa të përgjithshme në sferën e zhvillimit institucional.
Gjatë ditës së sotme Ahmeti është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe me atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton rtk.