Albion Rrahmani sërish shënon gol për Sparta Pragën
Sulmuesi kosovar i Sparta Pragë, Albion Rrahmani vazhdon me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit çek.
Ylli i kombëtares së Kosovës, ka shënuar gol në ndeshjen Sparta Pragë-Jablonec, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të kampionatit çek.
Rrahmani rrugën e golit e gjeti në minutën e 51-të për të barazuar rezultatin në 1-1pas asistimit të Qazim Laçit, një tjetër futbollist shqiptar që luan tek Sparta Pragë.
Sulmuesi kosovar në mesjavë i kishte shënuar gol edhe Feyenordit në Ligën e Kampionëve.