Haradinaj: Dështimi më i madh i kësaj qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë

Haradinaj: Dështimi më i madh i kësaj qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë

Dështimi më i madh i kësaj qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Kështu ka thënë të shtunën lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Podujevë.

“Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën”.

“Podujevës, qytetit të heronjve dhe patriotëve, i takon një e ardhme më e mirë. Sot, bashkë me Besnik Tahirin, Arbnor Fazliun dhe Burim Hasanin, prezantuam programin tonë konkret për transformimin e vendit. Ne do të sigurojmë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një kthesë vendimtare që do të garantojë sigurinë dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka pohuar Haradinaj.

Ai ka thënë se programi i tyre për Kosovën Fituese mes tjerave parasheh masa si: Rritja e pensioneve të veteranëve dhe atyre të moshës në 500 euro që në vitin e parë të qeverisjes.

Ai ka shtuar se: “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojë shtesa për fëmijë dhe lehona, përkujdesje për të moshuarit, mbështetje për personat me nevoja të veçanta dhe banim për çiftet e reja. Nuk do të lejojmë që rinia jonë të largohet – do të krijojmë mundësi reale punësimi përmes projekteve konkrete që sjellin rezultate të menjëhershme.

Kosova do të fitojë, sepse e meriton më të mirën!”, ka theksuar Haradinaj.

Share This