Osmani falënderon Carpenterin për mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Osmani falënderon Carpenterin për mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin Mike Carpenter.

Osmani, në një postim në Facebook, njofton se ka falënderuar ambasadorin Carpenter, për kontributin e tij dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

“Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Share This