Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti, në orët e para të ditës parashikohet me vranësira kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të territorit. Sipas parashikimeve, më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë  kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek,  ndërsa valëzimi në dete do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 Re diell
Kukës -1/10 Re diell
Lezhë 6/15 Diell
Dibër 1/10 Re diell
Durrës 7/18 Diell
Tiranë 6/17 Diell
Elbasan 5/16 Re diell
Berat 4/17 Diell
Vlorë 5/16 Diell
Korçë -1/9 Re diell
Gjirokastër 2/15 Diell
Sarandë 5/17 Diell
Share This