KQZ thotë se 28 subjekte politike aplikuan për certifikim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.

Valmir Elezi nga KQZ-ja, ka thënë se institucioni të cilit i përket do të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për të bërë verifikimet lidhur me përshtatshmërinë, apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’ia dërgojë KQZ-së emrat e kandidatëve që janë të dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale.

“Neni 30 parasheh disa raste se kur një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet. Në këtë nen parashihet se një person nuk mund të certifikohet si kandidat, nëse është i dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. /Rel

Share This