Mesjavë e ‘nxehtë’ basketbolli, luhen çerekfinale e kthimit të Kupës
Mesjava vazhdon me super ndeshje në basketbollin e Kosovës, ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe do të dihen skuadrat që do të depërtojnë në gjysmëfinale.
Të mërkurën do të zhvillohet sfida kryesore, ku do të ndeshen Sigal Prishtina dhe Peja. Verdhezinjtë fituan duelin e parë 74:71, duke pasur epërsi prej tre pikësh. Prishtinasit duhet të fitojnë me katër pikë dallim për të kaluar tutje, kurse nëse fitojnë me tri pikë, ndeshja do të shkojë në vazhdime.
Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit fituan ndeshjen e parë me 18 pikë dhe kanë epërsi komode për të kaluar në gjysmëfinale.
Epërsi nga ndeshjet e para kanë edhe Bashkimi ndaj Borës, me 22 pikë dallim, 88:66, si dhe Vëllaznimi ndaj Golden Eagle Yllit me 18 pikë epërsi, 100:82.
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. Edhe në gjysmëfinale do të zhvillohen nga dy ndeshje, derisa finalja në shkurt të vitit të ardhshëm.
KUPA E KOSOVËS (ÇEREKFINALET II)
E mërkurë
19:00 Trepça – Proton Cable Prizreni (91:73)
19:00 Sigal Prishtina – Peja (71:74)
E enjte
19:00 Bashkimi – Bora (88:66)
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (82:100)