Bota në prag të epokës së tretë bërthamore?

Bota në prag të epokës së tretë bërthamore?

Shefi i forcave ushtarake britanike, ka bërë një paralajmërim të frikshëm gjatë ditës së enjte.

Ai ka paralajmëruar se bota është në prag të epokës së tretë bërthamore, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili thotë se bota është duke u përgatitur për një skenar të këtij lloji.

“Lajmi që ka qarkulluar nga shefi i shtabit të ushtrisë britanike, padyshim që është shqetësues, në kuptimin e asaj që gjeopolitika është duke ndryshuar, akterët relevantë të cilët janë të angazhuar në mbështetjen e luftës së Ukrainës ndaj Rusisë, janë duke parë lëvizje nga pala tjetër, pra nga pala ruse që mund të ketë ndonjë eskalim të situatës, bazuar në çështjet e terrenit, të cilat nuk janë duke shkuar në favorin e luftës qysh e kishte paraparë Rusia”, tha Shala për emisionin “Ora Shtatë”.

“Në qoftë se këtu vendosim edhe elementet e caktuara, qysh është rasti te Koreja, posaçërisht edhe pjesa kineze, padyshim që bota është duke ndryshuar rrënjësisht, dhe është duke u përgatitur për nj skenar të përdorimit të armëve bërthamore, dhe në rast që ndodh diçka e tillë, edhe Kosova, edhe Ballkani Perëndimor, por i gjithë globi do të ballafaqohet me një situatë të tillë”.

Share This