Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell) kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatare në zonën veriperëndimore e jugperëndimore.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës priten reshje me intensitet të ulët (në formë pikash), ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet pritet të jenë hera herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në lartësitë mbi 800-900m reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/12 Re shi borë
Kukës 4/5 Re shi borë
Lezhë 8/12 Re diell
Dibër 2/6 Re shi borë
Durrës 8/17 Re diell shi
Tiranë 11/16 Re diell shi
Elbasan 8/12 Re diell shi
Berat 9/17 Re diell shi
Vlorë 11/15 Re shi
Korçë 4/8 Re shi borë
Gjirokastër 7/14 Re shi
Sarandë 10/17 Re shi
Share This