Bajrami: Me 12 miliardë euro buxhet për katër vjet, s’janë në gjendje me përmend një projekt

Bajrami: Me 12 miliardë euro buxhet për katër vjet, s’janë në gjendje me përmend një projekt

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se pas katër vitesh në pushtet, nuk ka asnjë projekt të rëndësishëm që të mund të mbështesë si arritje, gjatë një paraqitje në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Bajrami theksoi se, pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një mandat të fuqishëm me mbi 5% të votave dhe ka menaxhuar një buxhet prej 12 miliardë eurosh për katër vjet, nuk ka pasur ndonjë projekt të rëndësishëm që do të mbetet në mendjen e qytetarëve si një arritje e madhe për qeverisjen e tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje, qeverisja Lëvizjes Vetëvendosje me 51 përqind duke i pasur kompetencat në të gjitha institucionet, me buxhet 12 miliardë të planifikuar për katër vjet, sot nuk janë në gjendje t’ia bëjnë qytetarit të Kosovës se ky është projekti me të cilën do të mbahet në mend Lëvizja Vetëvendosje”, tha Bajrami.

Share This