Tirana dhe Partizani ndajnë pikët në kryederbin shqiptar

Tirana dhe Partizani ndajnë pikët në kryederbin shqiptar

Mbyllet pa gola derbi Tirana-Partizani, i luajtur në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ dhe i vlefshëm për javën e 15-të të Superligës.

Sfida mes bardhebluve dhe të kuqve ishte mjaft elektrizuese, por goli mungoj. Rezultati barazim nuk i vlen asnjërës prej skuadrave. Tirana ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe  mbetet në vendin e 7, ndërsa Partizani ruan kreun me 28 pikë, por nuk rrit epërsinë nga ndjekësit.

Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi pas 30 minutash lojë. Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.

Partizani e nisi mjaft mirë pjesë e dytë, teksa vetëm shtylla ndali Bintsouka-n nga goli. Por, rastin më i pastër ishte i TIranës. Bardheblutë morën në kohën shtesë një 11 metërsh, por portieri Qirko bëri heroin, duke i pritur penalltinë Prengajt.

Në stadium ishin 11 000 tifozë, pasi FSHF “amnistoi” bardheblutë e Tiranës duke i falur nga dënimi që i privonte për gjithë sezonin larg impianteve.

Share This