Besa mposht Trepçën
Besa Famgas e ka mposhtur Trepçën, me rezultat 43-24, në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të.
Pejanët në ‘Karagaçi’ kanë bërë paraqitje mjaft të mirë duke dominuar gjatë terës lojës në duel me mitrovicasit.
Në këtë ndeshje Besa është mbështetur kryesisht tek lojtarët e rinj, ndërsa Jon Vokshi e Ilir Istrefaj i realizuan nga dhjetë gola.
Tetë i kishte Olsi Mulaj e shtatë Amar Muqolli. Gjashtë gola i shtoi Elion Vokshi, kurse dy i shënoi Edonis Hajra.
Edhe Trepça ka përbërje shumë të re. Alban Mahmuti ishte më efikasi me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Amar Mujka, ndërsa Butrint Miftari, Ermir Januzi, Getoar Hajzeri, Ermir Smaka e Edmond Istrefi i shënuan nga dy. Një gol e kishte Eris Beqiri.
Besa Famgas i ka 16 pikë në vendin e dytë. Trepça mbetet pa pikë, në vendin e fundit.
Të dielën luhet ndeshja Llapi – Vjosa, ndërsa të hënën Prishtina – Vushtrria.