Rusia sulmon sistemin energjetik të Ukrainës

Rusia sulmon sistemin energjetik të Ukrainës

Po vazhdojnë sulmet e Rusisë kundër Ukrainës dhe sistemit të saj energjetik, si dhe sulmet mbrojtëse të Ukrainës kundër caqeve ruse.

Rusia ka vazhduar me sulmet në Ukrainë. Sipas autoriteteve ukrainase, mbrëmjen e së enjtes kanë goditur caqe të ndryshme, përfshirë edhe Kievin. Sulmet me dron ishin pjesë e një vale të sulmeve që në shënjestër ka pasur sektorin energjetik.

Edhe një spital i fëmijëve në periferi të Kievit ishte goditur nga fragmentet e dronëve, pasi ishin shënjestruar dhe goditur nga sistemet mbrojtëse të Ukrainës. Në këtë rast, është lënduar një punëtor i sigurimit.

Ndërsa dronët ukrainas kanë shkatërruar pajisje të ushtrisë ruse në Kupyansk, në rajonin e Kharkivit. Në këto sulme janë shkatërruar, siç raporton Shërbimi i Mbrojtjes së Kufirit Shtetëror, katër tanke, dy automjete special për të gjitha terrenet, një automjet amfib të këmbësorisë dhe dy depo të karburanteve dhe vajrave lubrifikuese.

Të enjten, Rusia ka ndërmarrë sulmin e dytë masiv ndaj sistemit energjetik të Ukrainës në më pak se dy javë.

Para valës së parë të sulmeve ndaj këtij sistemi, me 17 nëntor, Ukraina tashmë kishte humbur 9GW  të kapaciteteve prodhuese energjetike. Kjo sasi ka përbë gjysmën e energjisë së harxhuar gjatë dimrit të kaluar.

Share This