Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka urdhëruar që Pjetër Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore kundër tij.
Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjitha nën masa mbrojtëse.
Trupi gjykues ka përcaktuar se përgjegjësia për pagesë ndaj të dëmtuarëve bie mbi Pjetër Shalën, raporton RTK.